Kalo tek përmbajtja ↓

Kujdesi për Studentët

Anëtarësimi në një shkollë mund të jetë një ndryshim i madh. Ju jeni pjesë e një grupi të larmishëm, shpesh larg vendit tuaj, duke u mësuar me një gjuhë të re dhe një kurrikulë sfiduese.

Në UWC, ne sigurohemi që të gjithë studentët tanë të ndihen të mbështetur, të frymëzuar dhe të mirëpritur në komunitetin e tyre shkollor.

Çdo kolegj ose shkollë ka një skuadër vendase si pjesë e stafit, për të mbështetur mirëqënien e studentëve. Në këtë skuadër përfshihen: përgjegjës të konviktit, këshilltarë studentësh, rrjete mbështetëse me studentë, infermiere dhe konsulentë psikiatrik, specialistë shëndeti fizik, mendor dhe emocional brenda dhe jashtë rezidencës, drejtues të jetës rezidenciale, psikologë, psikoterapistë dhe ofrues të kujdesit shëndetësor në kampus ose në zonën rrethuese.  

Ne gjithashtu u japim studentëve mjetet për të reflektuar mbi rolin që luajnë në komunitetet e tyre. Ne i inkurajojmë ata të mendojnë se si i trajtojnë të tjerët dhe si mund të ndihmojnë në krijimin e një komuniteti më të respektueshëm, ku të gjithë ndihen të lumtur dhe të sigurt. Gjatë fillimit të vitit, studentët marrin gjithashtu trajnime për të ndihmuar në zhvillimin e ndjeshmërisë së tyre kulturore dhe për të qenë anëtarë më të mirë të komunitetit.


Anëtarët e stafit mbi kujdesin emocional dhe mendor, mblidhen së bashku në mënyrë të rregullt për t’u siguruar që dhe ata të punojne për të krijuar një ambjent të shëndetshëm me qëllime të përbashkëta. Atyre u ofrohen gjithashtu forume që u mundësojnë atyre që të bashkëpunojnë dhe të mbështesin njëri-tjetrin përgjatë të gjithë lëvizjes UWC.

“Dëgjuesit bashkëmoshatar janë një grup studentësh që janë ftuar të ofrojnë mbështetje për bashkëmoshatarët e tyre. Çdo student mund t'i afrohet njërit prej tyre dhe të flasë për problemet e tyre personale. Roli i një dëgjuesi bashkëmoshatar është të ndihmojë studentët e tjerë të eksplorojnë atë që po ndodh në jetën e tyre dhe të identifikojnë shenjat dhe burimet e stresit, duke i mbështetur ata në ndarjen e mendimeve dhe emocioneve, duke i referuar ata në burime të tjera ndihme në komunitet kur është e nevojshme ose e dëshirueshme. Hulumtimet tregojnë se bashkëmoshatarët janë pika e parë e kontaktit në kohë shqetësimi dhe se marrëdhëniet me bashkëmoshatarët mund të veprojnë si një mbrojtës ndaj stresit. Ndjenja dhe përjetimi se dikush po na dëgjon në të vërtetë mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm për mirëqenien tonë mendore. Dëgjuesit bashkëmoshatarë i nënshtrohen trajnimit me psikologun e shkollës duke marrë pjesë në sesione javore në të cilat eksplorohen tema të tilla si mirëqenia mendore dhe aftësitë e dëgjimit.” Gianmichele Laquale, Psikolog/Psikoterapist në UWC Dilijan