Proçesi i Aplikimit
Proçesi i Aplikimit në UWC Albania
Të drejtat e studimit për në UWC jepen pas një proçesi përzgjedhës me disa faza. Aplikimi juaj do të vlerësohet nga nje panel i përbërë nga ish-studentë të huaj dhe shqiptarë të UWC-së dhe bashkëpunëtorë ndërkombëtarë të UWC-së.
Formulari i Aplikimit
Aplikimet nëpërmjet Komitetit Shqiptar te UWC mund të bëhen në mënyrë elektronike deri në datën 22 Nëntor 2024, në orën 23:59 CET. Formulari i aplikimit mund të gjendet në këtë faqe:
Fillo duke krijuar një konto të re duke shtypur butonin "Register" në të djathtë. Vetëm aplikimet e plota që përmbajnë dokumentat e mëposhtme do të pranohen dhe vlëresohen.
Paketa e aplikimit duhet të përfshijë:
- Formularin e aplikimit të plotësuar në anglisht
- Një kopje të pashaportës ose kartës së identitetit (nëse keni më shumë se një pashaportë, ju lutemi të na i dërgoni të gjitha)
- Dëftesa e vitit të mëparshëm shkollor
- Diploma e mbylljes së ciklit 9-vjeçar
- Çertifikata të marra nga aktivitete jashtëshkollore.
- Letra rekomandimi :
- Një rekomandim nga drejtori/drejtoresha e shkollës ose mësuesi/mësuesja kujdestar(e). (Nxënësit e klasës së 10-të mund ta marrin rekomandimin nga mësuesit e klasës së 9-të duke marrë parasysh ndërrimin e shkollës që sapo ka filluar).
- Nje rekomandim nga mbikëqyrësi ose mbikëqyrësja e një prej aktiviteteve tuaja jashtëshkollore
- Rekomandimet nga familja apo shoqëria nuk do të pranohen.