Kalo tek përmbajtja ↓

Historia dhe Idetë Themeluese të UWC

Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të mësojme është si të kuptojmë njëri tjetrin. 

Ky koncept ishte në zemër te asaj që bëjme në UWC, që kur shkolla jonë e parë UWC u themelua në 1962.
Ne besojmë se edukimi mund të jetë për më shumë se thjesht avancimin individual, ose sigurimin e të drejtës të studimit në universitet. Edukimi mund të frymëzoje studentët të zbuljnë çfarë na lidh si njerëz, dhe të personifikojnë vlerat e paqes në botë, bashkëpunimit, dhe mirëkuptimit.


“Mendoj se detyra më e rëndësishme e edukimit është të sigurohet për vazhdimësinë e këtyre vlerave: kuriozitet, vendimmarje, guxim, këmbëngulje, gatishmëri për modesti, dhe - mbi të gjitha, dhembshuri.” Kurt Hahn (Themelues i UWC)


Në 1955, nismëtari Kurt Hahn dha një fjalim në Kolegjin e Mbrojtjes të NATO në Paris. Gjatë vizitës së tij, ai u frymëzua nga bashkëpunimi dhe besnikëria e personifikuar nga ushtarët e pranishëm që sapo kishin luftuar në anët e kundërta të Luftës së Dytë Botërore. 
Hahn tashmë ishte përfshirë në themelimin e disa shkollave dhe organizatave arsimore, dhe idetë e tij në arsimim ishin gjithmonë në zhvillim. Në atë kohë, ai foli shpesh per fuqinë e edukimit si rrugë drejt paqes, si dhe nevojës për të ndaluar “rënien e dhembshurisë” në shoqëri.
Kjo ishte filozofia që çoi në lindjen e UWC.


Në një fjalim në 1958, ai tha:
“Ka tre mënyra për të kapur vëmendjen e të rinjve: një është përmes predikimit – dhe kam frikë se kjo është si cengel pa krimb; e dyta është t’i detyrojmë…dhe t’ju themi “Jeni të detyruar të merrni pjesë”...e treta është thjesht të bëjmë thirrje ‘Bota ka nevojë për ju’.”


Në 1962, UWC Atlantic (i quajtur më parë Atlantic College) në Wales, në Mbretërinë e Bashkuar, pranoi studentët e parë. Kolegji i parë i Botës së Bashkuar u ndërtua mbi idenë që, nëqoftëse të rinjtë me formime shoqërore të ndryshme arsimohen së bashku, mund të arrijnë të kuptojnë njëri tjetrin dhe të parandalojnë konfliktet në të arshmen.


Ishte Kolegji i parë ndërkombëtar i llojit të tij, ku adoleshentët e moshave 16 deri në 19 nga e gjithë bota mund të ndiqnin studimet parauniversitare dhe të jetonin së bashku.


Ishte një vend ku studentët mund të mësonin ndjeshmërinë dhe dhembshurinë për të dëgjuar të tjerët dhe të konsideronin perspektiva të tjera, edhe kur ishin ndryshe nga të tyret. Ata do të mësonin të këmbëngulnin për të drejtën, edhe kur rreziku ishte i madh. Dhe ata do të mësonin të përballonin dështimin po ashtu si suksesin.
Nga ditët e para të Atlantic College, lindi dëshira ta përsërisnin këtë model shkolle. Ishte koha e Luftës së Ftohtë, dhe njerëzit panë se sa vlerë kishtë filozofia që përparësonte lidhjet mes njerëzve, dhembshurinë, dhe shërbimin. Në fundet e viteve 1960, lindi emri i Kolegjeve së Botës të Bashkuar dhe lëvizja që përfaqësonin u bë realitet.


Presidenti i parë ndërkombëtar i UWC, Lordi Mountbatten, ndihmoi lëvizjen UWC të zhvillohej përtej rrënjëve të Atlantikut Verior. Ai ndoqi mbarëvajtjen e ndërtimit të komiteteve kombëtare, të cilat përzgjidhnin studentët dhe promovonin UWC në shtete të ndryshme. Në vitet që vinin, kolegjet UWC filluan në Singaporë dhe Kanada, dhe më vonë në kontinente të ndryshme rreth botës.
UWC i dha përparësi degjimit të të tjerëve dhe të mesuarit nga ta. Kjo lëvizje është rritur në të njëjtën kohë që komunitetet e saj rriten rreth botës. Dhe zotimi për të përhapur paqen, mirëkuptimin, dhe bashkëpunimin mbetet më i fortë se kurrë.

Kronologjia

1962 - Themelimi i UWC,  kur Atlantic College pranoi studentët e parë, e përgëzuar nga The Times si “eksperimenti më emocionues në edukim pas Luftës së Dytë Botërore”.

1967 - Lord Mountbatten bëhet Presidenti i lëvizjes për të drejtuar përpjekjen që ta internacionalizojë kolegjin; një vit më vonë Mountbatten përdori termin ‘Kolegjet e Botës së Bashkuar’.

1970-at - Themelimi i komiteteve kombëtare për të promovuar UWC në shtetë të ndryshme dhe për të përzgjedhur studentë për kolegjet dhe shkollat e UWC.

1971 - Singapore International School hapet zyrtarisht në bashkëpunim me UWC.

1974 - Hapja e Pearson College UWC në Victoria, Kanada. Inspirimi për themelimin e kolegjit ishte ish-kryeministri kanadez dhe Laureati i Cmimit Nobel për Paqen. Si frymezim sherbeu ish-kryeministri kanades dhe laureati...Lester B Pearson

1975 - Singapore International School bëhet antare e plotë e UWC, tashmë e quajtur UWC South East Asia.

1978 - Madhëria e Tij Princi i Wales behet Presidenti i UWC.

1981 - Waterford Kamhlaba School në Swaziland, e themeluar në 1963 si një shkollë multi-etnike, si kundërshtare e politikave të aparteidit, kthehet në Waterford Kamhlaba UWC në Afrikën e Jugut.

1982 - Hapja e dy kolegjeve të tjera: UWC-USA në New Mexico dhe UWC Adriatic në Itali.

1988 - Madhëria e tij Princi i Wales dhe agronomi Dr. Luis Marcano Coello ndihmojnë per themelimin e kolegjit UWC në Venezuelë - Simon Bolivar UWC of Agriculture.

1990-ta - Fillimi kurseve të shkurtra të UWC në mënyrë që sa më shumë të rinj të përfitojnë nga modeli ynë pioner i edukimit.

1992 - Hapja e Li Po Chun UWC në Hong Kong.

1995 - Madhëria e saj Mbretëresha Noor e Jordanisë dhe aktivisti kundër aparteidit, Nelson Mandela, bëhen Presidentë të UWC. Hapja e UWC Red Cross Nordic në Norvegji në bashkëpunim me International Red Cross dhe Red Crescent Movement, dhe të teta qeveritë Nordike.

1997 - Hapja e UWC Mahindra College në Pune, Indi.

1999 - Nelson Mandela, Presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut bëhet President Nderi i UWC.

2006 - UWC Costa Rica, më përpara e njohur si Costa Rica SOS Hermann Gmeiner International College, i bashkohet UWC. Hapja e UWC Mostar në Bosnje-Hercegovinë.

2009 - UWC Maastricht i bashkohet UWC nga bashkangjitja e dy shkollave ndërkombëtare ekzistuese - International School Maastricht dhe International Primary School Joppenhof.

2012 - Simon Bolivar UWC of Agriculture mbyllet pas përpjekjeve të qeverisë së Venezuelës për ta kthyer në universitet publik.

2014 - Hapja e UWC Dilijan në Armeni dhe UWC Robert Bosch College në Gjermani.

2015 - Hapja e UWC Changshu në Kinë.

2016 - Hapja e UWC Thailand.

2017 - Hapja e UWC ISAK Japoni.

UWC SOT

  • 17 shkolla dhe kolegje
  • Përfaqësuar në më shumë se 150 shtete nëpërmjet komiteteve kombëtare.
  • Më shumë se 60,000 studentë nga më se 180 shtete kanë studiuar në një shkollat dhe kolegjet UWC ose kanë marrë pjesë në programet tona të shkurtra.

Personazhe Kryesore

Kurt Hahn - Themeluesi i UWC

Kurt Hahn ishte themeluesi i UWC. Gjatë një karriere të gjate në arsimim ndërkombëtar, ai ndihmoi në themelimin e Kolegjit Gordonstoun në Skoci.


Lindur ne Gjermani ne 1886 nga prindër cifutë, Kurt Hahn u edukua në Gjermani dhe më pas në Oxford, përpara se Lufta e Parë Botërore ta rikthente në Gjermani. Interesi i tij i hershëm për edukimin si një forcë për të mirën, u kristalizua nga shkatërrimi që ai hasi gjatë luftës.


Me mbështetjen e Princit Max von Baden, kancelari i fundit perandorak në Gjermani, në 1920 Hahn themeloi Salem School në Gjermani, bazuar në respektin dhe përgjegjësinë për individin, përgjegjësinë për komunitetin dhe ndërgjegjshmërinë për rëndësinë e procesit demokratik në mirëmbajtjen e të dyjave. Në 1993, Hahn u bë refugjat në Britaninë e Madhe duke u larguar nga Nazistët, dhe themeloi Gordonstoun School në Skoci, bazuar në katër kolonat e ndërkombtarizimit, sfidës, përgjegjësisë dhe shërbimit.


Zhvillimi i individit në tërësi, dhe frymëzimi i brezit të ri luajtën rol të rëndësishëm në punën e Hahn, që synoi të tregojë “vetëbesim në përpjekje, modesti në sukses, hijeshi në humbje, drejtësi në nxehje, gjykim të drejtë edhe në hidhërimin e krenarisë të lënduar, dhe gatishmëri për shërbim në cdo kohë.”
Hahn vdiq në Gjermani në 1974. Hyrja në Fjalorin Britanik të Biografisë Ndërkombëtare e quan atë “drejtor dhe qytetar të njerëzimit.” 

Nelson Mandela - Ish-President Nderi i UWC

I konsideruar nga shumë rreth globit si aktivist për të drejtat shoqërore, Nelson Mandela do të kujtohet si një prej personaliteteve më të rëndësishme në historinë politike globale.


Mandela luftoi për zhdukjen e sistemit mizor të aparteidit në Afrikën e Jugut, si aktivist politik, i burgosur, dhe më vonë si lideri parë i zgjedhur në mënyrë demokratike. Ai na kujton që lufta për ndryshim nuk është gjithmonë e lehtë, por kërkon vizion, dhembshuri, dhe qëndrueshmëri.


Për më shumë, filozofia e Mandelës për pajtim dhe dialog mbi ndarjen u bë një nga idetë qëndrore të misionit të UWC. Fëmijët dhe nipërit e tij janë edukuar në Waterford Kamhlaba UWC në Swaziland dhe ai u bë president nderi i UWC në 1999. Fituesi i Cmimit Novel qëndroi avokat i fuqisë së edukimit gjatë gjithë jetës së tij publike: “Edukimi është arma më e fuqishme që mund të përdorim që të ndryshojmë botën.

Lartmadhëria e saj Mbretëresha Noor e Jordanisë - Presidente e UWC

Lartmadhëria e saj Mbretëresha Noor e Jordanisë është Presidentja e tashme e lëvizjes UWC. Ajo iu bashkua lëvizjes në 1995 pas Madhërisë së tij Charles, Princ i Wales, dhe vazhdoi punën e saj ndërkombëtare me fokusin në edukim, të drejtat e njeriut, zhvillimin e qëndrueshëm, dhe mirëkuptimin ndër-kulturor.  E lindur në Washington, D.C., në një familje Arabo-Amerikane, ajo ka qene bashkëshortja mbretereshë e Jordanise që në 1978. Që pas vdekjes së Mbret Husseinit në 1999, ajo ka shërbyer si mbreteresha vejushë e Jordanise. 
Ajo është një kampione e fuqizimit të rinisë dhe të drejtave të femrave si dhe artit dhe shkencave. Për më tepër, e bija e saj është edukuar në UWC Atlantic College, dhe Mbretëresha Noor është e bindur që UWC ka fuqine të ndryshojë jetën e të rinjve. 
“Një edukim UWC nuk është fundi”, tha ajo. “Përkundrazi, është fillimi i frymëzimit dhe trajnimit të studentëve me aftësitë që kanë nevojë për zhvillimin e tyre personal dhe shoqëror, për të dëgjuar nevojat e të tjerëve, dhe për tu bëre aktivistë të një bote më të paqtë dhe të qëndrushme.”

Lord Mountbatten - Ish-President i UWC

Lord Mountbatten ishte themeluesi i emrit të Kolegjeve të Botës së Bashkuar, si dhe zgjerimin e lëvizjes në shkolla rreth botës. Kjo ishte një nga arritjet e tij më te mëdha.


Mountbatten ishte anëtar i familjes mbretërore britanike. I rritur në një familje ushtarake me emër, ai shërbeu në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, dhe ndoqi hapat e së atit për tu bërë vetë Lord i Parë Detar i Marinës Britanike në 1954, si dhe Forcave të Armatosura Britanike në 1959 si Kreu i Stafit të Mbrojtjes. Sidoqoftë, kur doli në pension, ai dedikoi jetën marrëdhënieve ndërkombëtare dhe parandalimit të konfliktit.


Në 1967, ai u emërua President i UWC. Gjatë kohës së tij si President, UWC u zgjerua në Singaporë në 1971 dhe Kanada në 1974. Ai gjithashtu mbikqyri ndërtimin e komiteteve kombëtare, që ndihmuan me përzgjedhjen e studentëve nga kombe të ndryshme dhe ndërtimin e komuniteteve me dhembshuri dhe diversitet. 
Në 1978, ai ja trashëgoi titullin e tij stër-nipit të tij, Lartmadhërisë së tij Charles, Princ i Wales.

Lartmadhëria e tij, Princi i Wales - Ish-President i UWC

Pasi morri presidencën së UWC në 1978 nga Lord Mountbatten, Lartmadhëria i tij Charles, Princ i Wales, ka mbikqyrur rritjen e shpejtë të lëvizjes UWC. Në fund të tenurës së tij, UWC kishte tashmë nëntë shkolla. Kjo përfshinte UWC-USA, UWC Adriatic dhe Li Po Chun UWC në Hong Kong, në hapjen e të cilave ai luajti një rol të rëndësishëm. 


Gjatë jetës së tij publike, ai ka ndërmarrë shumë nisma në kuadër të kauzave humanitare dhe ka rritur ndërgjegjshmërinë për një numër të madh cështjesh sociale.


Ai vazhdon të mbetet aktiv në cështjet e lidhura me mbrojtjen e mjedisit, dhe aktivist për rritjen e ndërgjegjësimit rreth ngrohjes globale. Në 1976, ai ndërtoi Fondacionin e Princit, që mbledh rreth 100 milion pound cdo vit dhe është ndërmarrja filantropike më e madhe në Britani për një numër kauzash.
Kontributet e tij për rëndësinë dhe rritjen e lëvizjes UWC ende ndihen edhe sot.

Shelby Davis - Patron i UWC

Një pjesë e rëndësishme e asaj që e bën UWC të vecantë është besimi që nëqoftëse dikush është i vendosur dhe i drejtë, atij nuk duhet t’i mohohet një edukim për shkak të mundësive financiare. Ne ofrojmë mbështetje dhe bursa për studentët pa bërë dallim nga prejardhja e tyre, duke përfshirë grupe të papërfaqësuara dhe të rinj që mundohen të arratisen nga konflitet. Kjo është e mundur nga zemërgjerësia e patronave si Shelby Davis. 


Davis është një investitor dhe filantropist Amerikan, që u njoh me UWC në vitet ‘90 prej ish-Presidentit të UWC-USA, Phil Geier. Ai beson fort në mundësitë që mund të krijojë edukimi për të rinj dhe pa në UWC një lëvizje globale që ofronte mundësi për disa nga të rinjtë më të motivuar të botës. Ai zgjodhi të mbështetë UWC duke financuar bursa që do i mundësonin studentët nga prejardhje të ndryshme të mund të ndiqnin një edukim universitar me kualitet të lartë. Programi Davis United World College Scholars është programi më i madh në botë për bursa ndërkombëtare për studimet universitare, dhe ka ndihmuar me dhjetëra mijëra studentë të UWC të ndjekin studimet e larta në universitete në SHBA.


Davis gjithashtu mbështeti Sfidën Davis-UWC-IMPACT, me të cilën inkurajoi donacione për shkollat UWC duke u zotuar që do bashkangjiste të njëjtën vlerë sa donacionet e mbledhura. Filluar në 2018, cdo vit Programi Davis-UWC-Dare to Dream mundëson rreth 100 studentë të rinj nga prejardhje të shumëllojshme të ndiqnin studimet në UWC. Nga 2021, mbështetja e tij është dyfishuar prej një iniciative të barazojë fondet e mbledhura me donacionet e tij, duke arritur të mundësojë më shumë se 300 bursa Davis-UWC Dare to Dream.
Shelby Davis mbetet një nga mbështetësit e UWC më të rëndësishëm dhe puna e tij ka ndihmuar të hapë dyert e edukimit për studentë, që, sipas tij “as nuk e imagjinojnë dot në ëndrra një edukim si ai që ofrohet në UWC.”
 

UWC gjatë viteve

UWC Today

18


There are 18 UWC schools and colleges

150


We are represented in more than 150 countries through our national committees.

60,000


Three Unique Features

  • Mindfulness - UWC Thailand integrates Social Emotional Learning and Mindfulness into its curriculum, providing each of its community members support in developing key life skills, including self-awareness and management, social awareness and effectiveness, and approaching work in an ethical and effective manner.
  • Marine Environment Conservation - Situated at the foothills of a national park and 10 minutes from the ocean, UWC Thailand is developing a number of island-wide initiatives that aim to conserve the marine environment (mangrove habitat restoration and coral reef monitoring) and encourage sustainable practices (Plastic Free Phuket, community beach and soil clean ups).
  • Experiential Learning - UWC Thailand has a deep commitment to experiential learning, and to making learning engaging and meaningful for all. Students are frequently out on expeditions, day trips and service-led experiences both locally on the island and regionally throughout Thailand - and beyond.
     
In the Classroom 

Within UWC Thailand’s environment of authentic and targeted differentiation, equal emphasis is placed upon mental and emotional balance, and academic rigour. Students learn how to learn, analyse, think creatively and reach thoughtful conclusions, making it a demanding program that encourages students to the highest levels of academic achievement.

The Nursery program is for students aged 18 months - 3 years old. The Primary Years Program is for students aged 3-12, and the Middle Years Program is for students aged 11-16.

To 16-19 year-olds, UWC Thailand offers the International Baccalaureate Diploma Program (IBDP) curriculum. Alongside standard courses, the School offers Thai, Russian, Mandarin, Korean, Dutch, Business Management, Psychology, Systems Design, Global Politics and Arts.

Outside the Classroom 

UWC Thailand offers a comprehensive activities program for students of all ages. The activities enable students to explore projects and passions in Service, Creativity, Sports, Social and Culture, and are run during lunchtimes, after school and on weekends. In addition, students embark upon expeditions with their classmates, which focus on adventurous training and push the boundaries of their experiences. The expeditions range from Grade 1 students spending a night in the library, which for some is their first night away from home, to Grade 5 students spending 5 days camping and kayaking around the coast of Phuket. Some grade levels take trips to learn how to sail with their classmates, others work with a regional turtle sanctuary to help protect endangered species. Each grade level focuses on a different expedition each year, with each trip being appropriate for the age it caters for. IBDP students organise their own Project Week, which has a central focus on Service and Community.

Campus and Facilities 

UWC Thailand’s campus is spacious and extensive, and each section is split up into ‘pods’ (Early Childhood, Lower Primary, Upper Primary and Secondary). The boarding house is home to 60 students from grades 7-12, and another is currently being constructed and due to open in January 2018. The school is situated next door to a sports and lifestyle centre, and all community members have access to its excellent sports facilities which include an Olympic sized swimming pool, 500m running track, rugby pitch, tennis courts, volleyball courts and cardio centre.

Geographic Setting 

UWC Thailand is situated in the northern part of the island of Phuket. It is a 20-minute drive to the Sarasin Bridge, which connects Phuket to mainland Thailand. North Phuket’s landscape is a mixture of protected national park, beaches and coastal areas, and rubber plantations with local communities.

Admissions 

UWC Thailand students for nursery, primary and middle schools are admitted through the school’s direct admissions process, which is based on adherence to UWC’s mission and values. Students who wish to attend UWC Thailand in grade 11 and 12 can either apply through their UWC national committee or directly with UWC Thailand. It is UWC Thailand’s policy that no more than 20% of any particular nationality is represented within the community. For more information, visit the website.

You have not allowed cookies and this content may contain cookies.

If you would like to view this content please