Kalo tek përmbajtja ↓

Kush jemi

Komiteti Kombëtar i Kolegjeve të Botës së Bashkuar në Shqipëri (UWC Albania) është përfaqësuesi zyrtar i UWC në Shqipëri dhe është i akredituar nga zyra nderkombëtare e UWC si një prej 159 komiteteve të ngjashme në të gjithë botën. Misioni i UWC Albania është të përhapë vlerat e UWC në Shqipëri si dhe të vazhdojë t’u mundësojë studentëve të shkëlqyer dhe premtues shqiptarë të përjetojnë eksperiencën e UWC.

Organizata vepron tërësisht në baza vullentare dhe drejtohet nga ish-studentë shqiptare të UWC. Duke filluar prej vitit 1991, rreth 150 shqiptare kanë ndjekur sistemin UWC dhe rreth 20 - 30 prej tyre dhurojnë kohën e tyre si vullnetarë në shërbim të Komitetit për të organizuar përzgjedhjet apo për t’u përfshirë në aktivitete të tjera. 

 Të gjithë anëtarët e bordit drejtues dhe Komitetit të UWC Albania punojnë në mënyrë njëqind përqind vullentare dhe aktualisht janë të bazuar në Amerike, Gjermani, Afrikën e Jugut dhe Shqipëri.

 Bordi Drejtues:
  • Lorela Çiraku, Kryetare
  • Arbër Qesja, Anëtar
  • Amantia Muhedini, Anëtare
  • Smoku Musaraj, Anëtar
  • Chiara Prodani, Anëtare

 Drejtor Ekzekutiv: Dr. Elona Toska, D.Phil

 Të gjithë aktivitetet e UWC Albania financohen nga donacionet e ish-studentëve dhe miqve të UWC. Nëse doni të bëni një donacion, ju lutem klikoni këtu. UWC Albania është e regjistruar si organizatë jo-fitimprurëse në tetor 2012.

 UWC Albania nuk ka një zyre në Tiranë dhe zhvillon të gjithë aktivitetin nëpërmjet e-mail. Me përjashtim të përzgjedhjeve dhe të aktiviteteve të posaçme, UWC Albania zhvillon të gjithë komunikimet me prindërit dhe aplikantët nëpërmjet e-mailit për arsye transparence dhe për t’u siguruar të gjithë aplikantëve mundësi të njëjta aksesi të informacionit.

Na ndiqni në Facebook